Ministrat serb kundër Enver Hoxhajt

Ministrat serb kundër Enver Hoxhajt

Aktuale dhjetor 02, 2018 - 12:34
Lexo detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë dje për të përditshmen kroate ‘Vecernji List’ se në ‘Kroaci, Maqedoni dhe Mal të Zi ka biseduar për krijimin e një pakti kundër Serbisë’.

Deklaratës së Hoxhajt i ka reaguar ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq duke thënë se përbën akt armiqësor kundër Serbisë dhe qytetarëve të saj.

Stefanoviq ka theksuar se kjo deklaratë bën thirrje për më shumë paqëndrueshmëri në rajon, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Serbia nuk ka bërë asgjë të keqe ndaj Malit të Zi, Maqedonisë apo Bosnje dhe Hercegovinës, përpos se i ka ndihmuar ato.

“Ne investuam paratë tona dhe ndërtuam shkolla në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ne e pranuam Maqedoninë me emrin që e vendosi edhe pse miqtë tanë grekë kanë qenë gjithmonë kundër tyre”, ka deklaruar Stefanoviq.

Lexo edhe Taksa 100%, kështu po bëhet kontrabanda mes shqiptarëve dhe serbëve
Ekonomia dhjetor 02, 2018

Ai ka shtuar se Serbia është më e fuqishme ekonomikisht sesa vendet e lartpërmendura.

Hoxhajt i ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili deklaratën e tij e ka quajtur kërcënim për Serbinë.

Vulin ka theksuar se Serbia nuk bën aleanca kundër tjerëve mirëpo ajo e dinë se si ta mbroj veten.

Theksojmë se Hoxhaj dje mes tjerash deklaroi se Serbia nuk dëshiron të destabilizojë vetëm Kosovën por tërë rajonin.