Rugova e filloi shkollimin në këtë moshë

Aktuale December 02, 2018 - 12:11
Lexo detajet

Shumë mite dhe fjalë janë thënë e publikuar për Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Por të paktë janë ata që i dinë mirë faktet rreth tij.

Rugova ishte 9 vjeç, dhe jo 6 kur u regjistrua në klasë të parë të shkollës fillore. Ai ishte më i vjetri nga nxënësit e klasës për faktin se familja e vonoi të regjistrohet se nuk i kishte kushtet dhe mundësitë financiare. 

Kjo i ndodhi pasi që babanë dhe gjyshin e tij, e kishin pushkatuar partizanët komunistë, për një ditë, në afërsi të Istogut. Dhe nga prindërit, të gjallë e kishte vetëm nënën, shkruan gazetametro.