Të hënën vendoset për seancën plenare për formimin e ushtrisë

Aktuale November 30, 2018 - 15:54
Lexo detajet

Të hënën do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se në rend dite të kësaj mbledhjeje janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018, raporton Lajmi.net.

Po ashtu, në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 23 nëntor 2018.

Si pikë e tretë e rendit të ditës është vendosur edhe përgatitjet për seancë plenare.
Në këtë pikë përfshihen edhe tri projektligjet për FSK-në të cilat kaluan në shqyrtim të parë.

Kujtojmë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se ushtria e Kosovës do të formohet në muajin dhjetor.

Ky është rendi i plotë i ditës në mbledhjen që do të mbahet të hënën:

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018:
1.Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
2.Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
3.Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
4.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
5.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
6.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
7.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
8.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
9.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
10.Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
11.Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
12.Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
13.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
14.Votimi për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
15.Votimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
16.Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
17.Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
18.Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
19.Votimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
20.Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
21.Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së.
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 23 nëntor 2018:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,
Votimi në parim i Projektligjit për peticione,
Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
Votimi në parim i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër (4) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
III. Përgatitjet për seancë plenare të radhë:
 Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Shqyrtimi i parë i  Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,
Shqyrtimi i parë i  Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave