Haradinaj: Kosovarët dhe izraelitët, popuj me ngjashmëri historike

Aktuale November 29, 2018 - 23:40
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se komunikimi kulturor shërben si mjet i fuqishëm.

Ai duke komentuar hapjen e “Javës së Filmit Izraelit” në Prishtinë tha se kjo ngjarje për vite me radhë po sjell një pasqyrë të jetës së shoqërisë izraelita përmes gjuhës artistike.

Ky është postimi i tij i plotë:

Komunikimi kulturor shërben si mjet i fuqishëm për krijimin e lidhjeve ndërmjet popujve. Kënaqësi të isha prezent, sonte në hapjen e “Javës së Filmit Izraelit” në Prishtinë, ngjarje që për vite me radhë po vazhdon të na sjell një pasqyrë të jetës së shoqërisë izraelite përmes gjuhës artistike. Ky bashkëpunim i frytshëm kulturor ndërmjet dy popujve tanë me ngjashmëri historike duhet të intensifikohet në shumë fusha tjera të interesit të përbashkët