Jevtiç ankohet për Kosovën tek Vuçiqi

Aktuale November 29, 2018 - 17:00
Lexo detajet

Pas takimit me Aleksander Vucicin, ka folur edhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Dalibor Jevtic.

“Ne patëm një takim produktiv, dhe ai ishte synimi, që të informojmë presidentin për jetesën e njerëzve në very të Ibrit. Gjithçka është më e vështirë, dita ditës. Qëllimi është që të dëbohen serbët nga Kosova, dhe ata që po heshtin rreth këtyre masave(taksës), po e përkrahin këtë qëllim”, ka thënë Jevtic para gazetarëve, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se presin nga Bashkimi Evropian që të bëjën presion përmes marrëveshjes se Asociacionit.

“Ne do të vazhdojmë me protesta paqësore dhe me mesazhe të qarta: A dëshiron dikush që në Kosovë të jetojnë vetëm një nacionalitet dhe të lejojnë spastrim etnik, a do ta lejojë komuniteti ndërkombëtar një gjë të tillë”, ka thënë ndër të tjera Jevtic.

Pas takimit ka folur edhe kreu i Listës Srspka, Goran Rakiq, i cili ka treaguar kërkesën e presidentit serb,Vucic, për vazhdimin e protestave paqësore.