Goran Rakiq flet pas takimit me Vuçiqin

Aktuale November 29, 2018 - 16:41
Lexo detajet

Ka përfunduar takimi ndërmjet përfaqësuesve të Listës Serbe dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në të cilin kanë diskutuar për situatën e krijuar në Kosovë pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media para gazetarëve ka thënë se Vuçiq ka kërkuar që të vazhdohet me protesta paqësore, demokratike dhe jo të dhunshme pavarësisht lëvizjeve të Prishtinës, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

“Në takimin me presidentin Vuçiq ne shfaqëm frikën dhe shqetësimin që haset në disa njerëz në Kosovë. Ne gjithashtu e njoftuam atë për dorëheqjet. Presidenti kërkoi që të vazhdohet me protesta paqësore, jo të dhunshme dhe demokratike, pavarësisht lëvizjeve që Prishtina ka bërë kundër popullit serb në Kosovë”, ka thënë Goran Rakiq para gazetarëve.

Së bashku në këtë konferencë për media kanë dalë edhe Marko Gjuriq, por vetë Vuçiq nuk e ka thënë asnjë fjalë pas takimit.