MASHT merr vendim të rëndësishëm për nxënësit e mësimdhënësit

Aktuale November 29, 2018 - 16:06
Bëhet fjalë për këtë vendim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknolologjisë Shyqiri Bytyqi sot ka njoftuar që është marrë një vendim i rëndësishëm për nxënësit dhe mësimdhënësit. Bytyqi sot ka nënshkruar vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor, transmeton “zëri.info”.

Bytyqi për zbatimin e këtij vendimi ka angazhuar Sekretarin e Përgjithshëm të MASHT-it si dhe drejtoritë Komunale.

Ky është njoftimi i plotë i Bytyqit:

Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër,

Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij. ShB

Image