Do të 'shkriheni' së qeshuri me mënyrën si Haradinaj 'tallet' me shqiponjën e Enver Hoxhajt (FOTO)

Aktuale November 29, 2018 - 14:47
Lexo Detajet

Pas mbledhjes së dy qeverive shqiptare që është mbajtur në Pejë, është realizuar edhe fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.

Por, në këtë fotografi ra në sy zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili në pozën ‘me shqiponjë’ shihet duke e bërë shqiponjën me duar së prapthi.

Ky veprim i tij u bë viral në rrjetet sociale.

E talljet me këtë gjeste të Hoxhajt nuk kanë mbaruar ende.Shefi i tij në Qeverinë e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj është tallur me gjestin e Hoxhajt gjatë një paraqitje në publik.Haradinaj e ka bërë me duart e tij shqiponjë së prapthi, duke aluduar në veprimin e Hoxhajt.

Image