Vuçiq i jep një porosi Listës Serbe pas takimit me ta

Aktuale November 29, 2018 - 14:30
Lexo Detajet

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk beson se Prishtina do ta tërheq vendimin për rritje të taksës në 100 për qind për mallrat nga Serbia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk beson se Prishtina do ta tërheq vendimin për rritje të taksës në 100 për qind për mallrat nga Serbia, as pas thirrjes nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe theksoi se serbëve nga Kosova në takimin e sotëm do t’ju kërkojë vazhdimin e protestave të qeta.

“Nuk besoj se do të ndodh, por shpresoj”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve i pyetur nëse mund të pritet tërheqja e vendimit nga Prishtina pas reagimit të Mogherinit, përcjell lajmi.net.

Vuçiq ka thënë se ndihet i lumtur që serbët nga Kosova kanë reaguar në mënyrë të civilizuar duke u bërë faktor i rëndësishëm politik.

“Do t’i porosis të vazhdojnë protestat e tyre në mënyrë të qetë, e ne do të bëjmë çdo gjë në fuqinë tonë në mënyrë që të sigurojmë stabilitet dhe paqe, por nuk dua të flas për ndikimet ekonomike”, shtoi ai, përcjell lajmi.net.

“Është me rëndësi të mundohemi të arrijmë kompromis, por nëse nuk mund të arrijmë kompromis rreth respektimit të marrëveshjes së CEFTA-s de marrëveshjes së Brukselit, frikësohem se asnjë kompromis tjetër nuk është i afërt”, përfundoi ai.