Parlamenti Evropian jep një lajm të madh për Shqipërinë

Aktuale November 29, 2018 - 13:17
Lexo detajet

Parlamenti Evropian ka votuar raportin e përpiluar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE, raport i cili ka marrë 459 vota pro dhe 112 kundër.

Votimi në tërësi pro i raportit i jep Shqipërisë mbështetjen e PE-së për vijimin e punës në çeljen e negociatave me BE-në.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla:

 “Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla.