Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë: Kosova ta heqë taksën

Aktuale November 28, 2018 - 23:19
Lexo Detajet

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister ka kërkuar nga Serbia që të vazhdojë përpjekjet për pajtim pavarësisht vendimeve që i ka marrë Kosova për taksën doganore.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, ka kërkuar nga Serbia që pavarësisht vendimeve të Kosovës, të vazhdojë dialogun dhe të ndjekë politikën e pajtimit.

“Është e qartë se vendimi i Kosovës për të taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s dhe se ky është një sinjal i qartë kundër frymës së bashkëpunimit të mirë fqinjësor në mes të Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi sot McAllister.

McAllister po ashtu ka thënë se është i vetëdijshëm për situatën aktuale që është krijuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, por që sipas tij, dialogu në Bruksel është i vetmi vend ku mund të adresohen të gjitha çështjet dhe shqetësimet, përcjell lajmi.net.

Ai gjithashtu deklaroi se Serbia do të hapë tre kapituj të rinj me Bashkimin Evropian në dhjetor.