Kosovarët 'braktisin' Vlorën për 28 Nëntor

Aktuale November 28, 2018 - 16:40
Detajet

Në Morinë, ndryshe nga vitet e tjera këtë 28 Nëntor pati më pak lëvizje drejt Shqipërisë.

Ishte i vogël numri i qytetarëve të Kosovës që preferuan të udhëtojnë drejt Vlorës për të festuar Ditën e Pavarësisë.

Më të shumtë ishin qytetarë nga Shqipëria që udhëtuan  drejt Prizrenit e Prishtinës.  Një pjesë e tyre të organizuar për feste…

Por shqetësimi i qytetarëve mbeten radhët në kufi. Reagimi vjen i shoqëruar edhe me boritë e automjeteve.

Gjithsesi, në pikën e kalimit kufitar kujdesi për dekorin dhe vendosjen e flamujve kombëtarë në çdo cep të doganës nuk ka munguar. /Tv Klan