Këta janë personat publik që ndihmojnë më shumë për nevojtarët!

Aktuale November 27, 2018 - 16:52
Detajet

Humanisti Halil Kastrati, ka treguar se shumë persona publik ndihmojnë në shoqatën bamirëse "Jetimët e Ballkanit".

Ai në intervistë për "Zërin", ka thënë se Behgjet Pacolli është donator i rregullt i shoqatës, qysh nga fillimi e deri më tani.

Zëri: Cilët janë emrat e njohur nga politika dhe më gjerë që ju kanë ndihmuar me dhurimin e donacioneve?

Kastrati: Prej themelimit të “Jetimave të Ballkanit” bashkë me ne është Behgjet Pacolli. Ai ka qenë donator i rregullt dhe vazhdon të jetë, por ka edhe shumë emra të tjerë që dhurojnë donacione te shoqata jonë.

Zëri: A ju ka ndodhur ndonjëherë të hasni në paragjykimet e njerëzve për punën që bëni, sa kanë ndikuar këto te ju?

LEXO EDHE: Flamuri në 28 shtëpi (VIDEO)

Kastrati: Po, në fillim e kemi pasur shumë vështirë, ndoshta edhe situata këtu te ne e ka bërë të veten. Më kujtohet koha kur kemi dalë dyqan pas dyqani për ta kërkuar një lloj anëtarësimi se kush sa ka mundësi për të ndihmuar dhe ndonjëherë kemi dëgjuar ndonjë fjalë edhe të pahijshme, por megjithatë ne kemi pasur një qëllim, që nëse ne jemi të drejtë Zoti do të na i hapë rrugët dhe kjo ka ndodhur./ZËRI