Kocijançiq e përsërit: Kosova ta heq taksën

Aktuale November 27, 2018 - 16:27
DETAJET

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq duke komentuar dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave serbe u shpreh se Kosova duhet t’i heqë menjëherë taksat.

Ajo këto komente i ka bërë duke folur për dorëheqjen e kryetarëve të komunave serbe të cilët në këtë mënyrë e shprehen revolten e tyre për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës, transmeton lajmi.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur një taksë prej 10 për qind për produktet serbe, mirëpo pas dështimit në INTERPOL, Kosova e kishte ngritur këtë taksë në 100 për qind.

Vendimi nuk u prit mirë nga autoritetet serbe, mirëpo gjithashtu BE-ja e ka kundërshtuar fuqishëm nëpërmjet Përfaqësueses së Lartë, Frederica Mogherini.

Gjithashtu edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo gjatë një takimi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, porositi që të largohet kjo taksë.