Daçiq i reagon Ramës pas deklarimeve në Kosovë: 'Vrave' bashkëpunimin rajonal

Aktuale November 27, 2018 - 15:27
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Republikën e Kosovës në një konferencë për media pas mbledhjes së dy qeverive në Pejë, kishte dhënë mbështetjen e tij për taksën e vendosur nga Qeveria Haradinaj për produktet serbe.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar sot ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke thënë se me deklarime të tilla ka ‘vrarë konceptin e bashkëpunimit rajonal’, shkruan tanjug.

Dacic gjithashtu ka thënë se për deklaratat e tilla do të flasin edhe në takimin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 Këto deklarime Dacic  i ka bërë pas takimit me homologun e tij nga Bosnja e Hercegovina, Igor Crnatkova./Express/