Mustafa: Pas dorëheqjes së kryetarëve serb, të mblidhet Qeveria dhe Kuvendi

Aktuale November 27, 2018 - 14:10
Lexo Detajet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar veprimet e sotme të serbëve në veri vendit, si dhe dorëheqjen e kryetarëve të katër komunave.

Sipas tij, këto zhvillime janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi, transmeton Indekosnline.

Mustafa, madje ka komentuar edhe mbledhjen e djeshme të dy qeverive në Pejë.

“Veprimet e sotme të serbëve në veri të vendit, dorëheqjet e kryetarëve te katër komunave dhe Rezoluta për të ndërprerë komunikimin me “Prishtinën”, siç shprehen ata, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi. Qeveritarët tanë nuk janë për të bërë figura me duar por për tu kujdesur për funksionimin kushtetues të vendit, sa nuk është bërë vonë.”, ka shkruar mes tjerash ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Veprimet e sotme të serbëve në veri të vendit, dorëheqjet e kryetarëve te katër komunave dhe Rezoluta për të ndërprerë komunikimin me “Prishtinën”, siç shprehen ata, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi. Qeveritarët tanë nuk janë për të bërë figura me duar por për tu kujdesur për funksionimin kushtetues të vendit, sa nuk është bërë vonë. Shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm, duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet dhe vendimet tona dhe pasojat e tyre për tërësinë territoriale të vendit. Në këtë situatë, konsideroj se duhet të mblidhet Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. IM