Reagojnë nga KQZ-ja pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave me shumicë serbe

Aktuale November 27, 2018 - 12:21
Lexo Detajet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka treguar se a do të nisë procedura zgjedhore pas dorëheqjes së kryetarëvë të komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

Deri më tani zyrtarisht kanë dhënë dorëheqje kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ai i Zubin Potokut.

Megjithatë, kryetarja e KQZ-vë, Valdete Daka tha se po presin shkresë zyrtare për këto dorëheqje për të vendosur hapat e ardhshëm.

“Zyrtarisht nuk kam asgjë, neve na duhet diçka zyrtare. Njëherë nuk mundem me dhënë kurfarë deklarate derisa të marrim diçka zyrtare”, tha Daka për kallxo.com.