Ja si e komentojnë nga Qeveria lajmin se kryetarët e komunave me shumicë serbe janë dorëhequr

Aktuale November 27, 2018 - 10:22
Lexo Detajet

Kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë si revoltë për vendimin ndaj taksës prej 100 për qind që ka vënë Qeveria për të gjitha produktet serbe, sipas mediave në Serbi, po thuhet se kanë dhënë dorëheqje nga posti i tyre. Këtë e kanë bërë të ditur në Qeverinë e Serbisë, ndërsa, Qeveria Haradinaj nuk ka ende asnjë informacion.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka bërë të ditur se kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në Kosovë e kanë njoftuar se kanë dhënë dorëheqje.

Sipas tij, përfaqësuesit e serbëve, të cilët deri më tani kanë marrë pjesë në institucione përkatëse, kësaj radhe do të largohen përfundimisht nga roli i tyre.

Kjo si shenjë revolte dhe paralajmërim për të hequr rritjen e taksës prej 100% për mallrat e importuara nga Serbia.

Mirëpo, qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka deklaruar për Express se nuk kanë asnjë informacion të tillë.