A e ka vrarë Milan Radojçiq Oliver Ivanoviçin? Kështu mendon Vuçiq

Aktuale November 26, 2018 - 23:27
Lexo Detajet

Aleksander Vuçiq foli për çështjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit dhe për dyshimet mbi Milan Radojçiqin.

Presidenti tha se Ivanoviç u vra në të njejtën ditë kur u shpallën zgjedhjet në Serbi dhe se personi që e vrau e zgjodhi këtë moment me qëllim, transmeton Indeksonline.

Ndërsa për Milan Radojçiçin tha se sot është marrë në pyetje në Beograd dhe kundërshtoi mendimin e mediave që e kanë klasifikuar si vrasës atë.

Vuçiq theksoi se Milan Radojçiq nuk e ka vrarë Oliver Ivanoviqin dhe se policia serbe mund ta thotë me siguri këtë.