Nesër protestojnë serbët, Simiq e ka një lutje

Aktuale November 26, 2018 - 18:45
Lexo Detajet

Për shkak të futjes së tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe, në Mitrovicën veriore nesër do të mbahet një protestë nga serbët.

Protesta e cila është thënë se do të jetë paqësore do të nis në orën 12:00, përcjell lajmi.net.

Igor Simiq nga Lista Serbe iu ka thënë gazetarëve se ka pasur një takim me përfaqësuesë të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës veriore ku u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës.

Simiq iu ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të reagojnë nesër në një protestë paqësore duke i lutur ata të mos bëjnë ndonjë provokim.

Të premten e kaluar serbët në veri kanë mbajtur një protestë për shkak të vendosjes së taksës dhe arrestimeve ndaj të dyshuarve për vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.