Selimi i reagon Ramës: Ai që fal territore është tradhtar

Aktuale November 26, 2018 - 17:42
Lexo Detajet

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot në mbledhjen e dy qeverive se kush e quan Hashim Thaçin tradhtar, është gomar.

Selimi përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se ai që fal territore është tradhtar ndërsa kur është gomar, le ta gjejë ai vetë, transmeton zero.info.

Postimi i plotë:

Edi,

ti gjeje vetë kush është gomar, kurse ne po të tregojmë që ai që jep (shet apo falë) teritore të atdheut quhet tradhëtar.

Po e gjete ndonjë fjalë tjetër, na e thuaj në vitin tjetër!