Kadri Veseli nuk e bën shqiponjën, bën ‘fushatë’ për PDK-në

Aktuale November 26, 2018 - 17:25
Lexo Detajet

Mbledhja e të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë është përmbyllur me gjestin e famshëm, bërjen e shqiponjës me dy duar, shkruan Gazeta Blic. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Prekaz ku dy qeveritë shqiptare kanë bërë homazhe në varrezat e Jasharajve të cilët kanë rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Edhe në këtë rast, bërja e shqiponjës dy krenare nuk kishte se si të mos bëhej.

Mirëpo kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli për dallim nga të tjerët nuk bëri shqiponjën me dy duar. Ai në vend të saj zgjodhi që të ta shfrytëzoj rastin dhe të bëj pak ‘fushatë’.Në vend të shqiponjës, për dallim nga gjithë të tjerët ngriti vetëm gishtin e madh të dorës së së djathë që njëherësh është edhe simbol i partisë që ai udhëheqë, PDK-në.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në ajo që kishte rënë në sy ishte edhe mënyra se si, Ever Hoxhaj kishte bërë shqiponjën.

Hoxhaj e ka bërë “mbrapsht” shqiponjën dhe veprimi i tij është komentuar shumë në rrjetet sociale.