Rama nga Prekazi, uron Ditën e Flamurit

Aktuale November 26, 2018 - 16:12
Lexo detajet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë homazhe në Prekaz te varri i komandantit, Adem Jashari nga ku ka uruar festën e flamurit kuq e zi, e cila sipas tij është simbol që duhet t’i inspiroj shqiptarët kudo që janë.

“Faleminderit për mikpritjen dhe mundësinë që na u dha të nderojmë historinë e lavdishme të kësaj familje dhe kësaj toke ku jemi, besoj se nuk ka një vend më të përshtatshëm për t’i uruar shqiptarëve të gjithë ku janë festën e flamurit kuq e zi. Është simboli që duhet të na inspiroj çdo ditë për të qenë një trup dhe dy shtete me sytë drejt bashkimit tonë kombëtar”, ka thënë Rama.

Edhe, i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar festën e flamurit dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Veseli me këtë rast ka thënë se integrimi i dy vendeve në Bashkimin Evropian mbetet prioritet.