Deklaratat e fuqishme nga Rama, vjen reagimi nga Daçiq

Aktuale November 26, 2018 - 15:41
Lexo detajet

Ivica Daçiq ka reaguar pas deklaratave të fuqishme nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas deklaratave të fuqishme nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se sot Shqipëria mbështet sipas tij bllokadën e mallrarve serbe dhe me këtë rast Rama ka shkelur marrëveshjet e bashkëpunimit regjional, transmeton lajmi.net.

“Rama ka shkelur marrëveshjen regjionale të bashkëpunimit, hapësirën e bashkëpunimit ekonomik, të gjitha ato për çfarë kemi biseduar. E pakuptimtë është të mbajmë takime të tilla për bashkëpunim rajonal, pas asaj që ka thënë sot Rama së bashku me Haradinajn”, deklaroi Daçiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Rama shfaqi mbështetjen e tij të plotë ndaj vendimit të Kosovës për vendosje të taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.