Asnjë femër nga delegacioni i Kosovës në mbledhjen mes dy qeverive

Aktuale November 26, 2018 - 14:48
Lexo detajet

Peja këtë vit ka qenë pikëtakimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarje kjo e cila mbahet për të pestin vit radhazi në nderë të Festave të Nëntorit.

Edhe këtë vit janë meshkujt ata që dominuan me të madhe në numër nga të dyja qeveritë.Por, për dallim nga delegacioni shqiptar që ka shtatë femra, në mesin e delegacionit të Kosovës nuk u pa madje as ministrja e vetme e qeverisë Haradinaj, Dhurata Hoxha.

Ndryshe, çështja e barazisë gjinorë nuk është marrë seriozisht asnjëherë nga partitë politike dhe nga vet Qeveria e Kosovës, për çka  shpesh është kritikuar.

Image