Lekaj: Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe

Aktuale November 10, 2018 - 18:55
Lexo detajet!

Pas paralajmërimit të Listës Serbe për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës, ka reaguar edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, transmeton "Zëri.info". 

Lekaj ka thënë se Lista Serbe duhet të heq dorë nga ‘kërcënimet boshe’.

Ai po ashtu ka thënë se nuk ka frikë nga zgjedhjet ndonëse sipas tij ato janë larg.

Postimi i plotë i Lekaj:

Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnerëve të koalicionit. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ekzekutivi i Republikës së Kosovës merr vendime të pandikuara nga shtetet fqinje. Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran.

Ne do të vazhdojmë të qeverisim me vendin pavarësisht se çdo javë po “bie qeveria” herë nga Lista Serbe e herë nga të tjerët. Nuk kemi frikë nga zgjedhjet ndonëse ato janë larg.