Labi vjen me një premtim 'të rëndë', e mbyll vetën deri sa të liberalizohen vizat

Aktuale November 10, 2018 - 17:19
E fundit

Labinot Tahiri është zotuar se nuk do të udhëtojë më jashtë Kosovës deri sa të liberalizohen vizat për të gjithë qytetarët.

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka dhënë një premtim për qytetarët.

LEXO EDHE: Dialogu s’mund të ndërpritet

 “Sonte dhe vetem sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri diten që do të dale i pari shqiptarë me Liberalizimin të vizave. Kjo sakrificë e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikurse popujt tjerë. Kah po i shkruaj këto fjalë, mund të ndodh me vite mos dhenja e të drejtës së lëvizjes , ama unë do të mbyllem me ju vëllezër e motra. Kosova dhe ju vlen më shumë se sa vetja ime dhe e të gjithëve që jem në parlament. I falenderoj krejt gurbetqarët që na dhanë gjithçka për atdhe dhe tash është radha që ne të bëjmë për ta duke e lulzuar rininë dhe atdheun tonë”, ka shkruar Tahiri.