Ja kur do të bie shi në Kosovë

Aktuale November 10, 2018 - 16:27
Detajet

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj parashikon se as ketë javë nuk do të ketë reshje shiu.

Ai tregon se moti në Kosovë do të jetë i përafërt si javën që po lëmë pas.

“Gjatë kësaj jave moti do të jetë i përafërt me temperaturën e javës së kaluar, nuk do të ketë reshje shiu, temperatura minimale do të luhaten nga 1 deri në 5 gradë celsius dhe ato më të lartat do të arrijnë deri në 18 gradë celsius”, tha Tahirsylaj.

Sipas tij, nga fundi i muajit nëntor pritet të ketë reshje të shiu, të cilat i konsideron të vonuara.

“Pritet që nga fundi i muajit të ketë reshje por këto reshje tashmë e kanë humb efektin e vetë pasi që thatësia ka qenë e madhe dhe si pasojë nuk janë përfunduar punët e bujqësisë siç duhet”, parashikoi Tahirsylaj.

Tahirsylaj bën të ditur për kallxo.com edhe se vendi ynë do të përfshihet me erëra nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa ne veri dhe verilindje me shpejtësi 70 metra në sekondë.