Zv.ministri i FSK-së: Kërcënimet e Vuçiqit tentim për ta ringjallur Millosheviqin

Aktuale November 10, 2018 - 13:27
Lexo tjera detaje

Zëvënësministri i FSK-së, Burim Ramadani i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq, duke i thënë se ushtria që ai e përmendi së fundmi i ka humbur katër luftëra.

“Vuçiqi u lavdërua sot me Ushtrinë e Serbisë dhe kërcënoi tërë rajonin. ...kërcënimet e tilla janë të papranueshme dhe duhet të shihen si tentativë për të ringjallur Millosheviqin, të cilit Vuçiq i pat thurrë lavde pak javë më parë”, shkruan Ramadani, transmeton Gazeta Express.

Më tëj shkruan se Vuçiq ka harruar se po ajo Ushtri humbi katër luftëra në 30 vjetët e fundit.

“Për më keq, doktrina e saj ishte gjenocid, spastrim etnik, dhunime, shkatërrim.

Në fund, u shkatërrua vet si mos më keq.

Megjithatë, kërcënimi i tij se ushtria e Serbisë është më e madhja, nuk reflekton realisht me aeroplanë luftarakë rus, llojin e të cilëve Shqipëria po e shndêrron në muze”, shkruan ai.

Shprehet se e ardhmja e Ballkanit është në NATO, me doktrina profesionale, moderne dhe bashkëpunuese.

“Kosova, jam thellësisht i bindur, do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”, ka përfunduar Ramadani.