Thaçi lajmërohet nga Parisi, ka lajme për Kosovën!

Aktuale November 10, 2018 - 11:35
Lexo tjera detaje

Presidenti i Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media në Paris atje ku edhe po qëndron si i ftuar në ‘Konferencën e Paqes’, nga presidenti Macron, përcjell “Zëri.Info”.

Thaçi për pjesëmarrjen e tija tje thotë së është me rëndësi për vendin kjo pasi që takimi i tij me lider të shteteve të ndryshme të botës bën që si shtet të jemi më afër afirmimit, ku synim i Kosovës është anëtarësimi në BE, INTERPOL, liberalizimi i vizave si dhe marrëveshja me Serbinë.

Për takimin e para dy ditëve që ka pasur me Aleksander Vuçiq, Thaçi ka thenë se nuk ishte aspak i lehtë, dhe ishte i domosdoshëm, përcjell “Zëri.Info”.

" Shteti i Kosovës po afirmohet sikur të gjitha vendet e tjera edhe po nderohet. E falënderoj presidentin Macron për nderimin, pjesëmarrja e Kosovës bashkë më lidershipin e gjithë botës në këtë ceremoni është një afirmim i shtetit, vlerësim dhe mundësi e re që të takohemi me lider botëror për të diskutuar për të ardhmen e Kosovës, pasi synimi jonë është të jemi pjesë e BE-së, NATOS, Interpolit, Ushtrisë.Do ta përfaqësoj Kosovën gjithkund ku organizohet këtu në Paris.  Dialogu me Serbinë është proces transparent, jemi taku me Vuciqin, ka qenë takim i domosdoshëm, aspak i lehtë nuk ishte”, deklaroi Thaçi./ZËRI