Thaçi takon mikun e Kosovës, e dekoron me “Urdhrin e Lirisë”

Aktuale November 10, 2018 - 10:36
Lexo tjera detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar diplomatin francez, Frédéric Baleine du Laurens.

Presidenti në shenjë nderimi për kontributin dhe angazhimin e tij, “këtë mik të madh të Republikës së Kosovës e dekorova me “Urdhrin e Lirisë”.

“Frédéric Baleine du Laurens është një prej diplomatëve francezë që pareshtur ka kontribuar për shtetin e Kosovës, që nga Konferenca e Rambujesë. Në shenjë nderimi për kontributin dhe angazhimin e tij, këtë mik të madh të Republikës së Kosovës e dekorova me “Urdhrin e Lirisë”. Në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë, Kosova e ka pasur gjithmonë mbështetjen e lidershipit të Francës dhe diplomatëve të saj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.