A e ‘kurdisi’ Visar Berisha sondazhin për Shpend Ahmetin?

Aktuale November 09, 2018 - 23:26
Lexo detajet!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dalë në krye të listës së liderëve politik më të pëlqyer në Kosovë, sipas një sondazhi të realizuar nga Kantar TNS dhe Index Kosova.

Sipas këtij sondazhi të bërë publik sonte në ‘TV Dukagjini’ nga drejtori i Index Kosova, Visar Berisha, Ahmeti kryeson listën e liderëve më të pëlqyer në vend me 64%, duke e lënë mbrapa edhe liderin e ‘Vetëvendosjes’, Albin Kurti.

Ky sondazh i Index Kosova ka befasuar shumëkënd, me gjasë edhe vet Shpend Ahmetit, pasi që ky i fundit në sondazhe tjera që realizohen nga organizata më kredibile vendore dhe ndërkombëtare ka një përkrahje dukshëm më të ulët, raporton portali ‘Zëri.info’.

Zyrtarë të lëvizjes ‘Vetëvendosje’ nuk kanë dashur ta komentojnë sondazhin e Index Kosova, pasi që dyshojnë se sondazhi është i ‘kurdisur’ dhe siç thonë ata asnjë sondazh deri më tani nuk e ka nxjerrë Ahmetin me përkrahje më të madhe se Kurtin.

Përndryshe, vite më parë Shpend Ahmeti e kishte emëruar Visar Berishën, ushtrues detyre të drejtorit për Financa dhe Pronë në Komunën e Prishtinës, nga e cila detyrë më pas Berisha ishte dorëhequr, siç kishte thënë për shkak të angazhimeve tjera profesionale.  /Zëri/