Hoxhaj ka një kërkesë për ata që janë kundër shkëmbimit të kufijve

Aktuale November 09, 2018 - 23:17
Lexo detajet!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për dialogun Kosovë - Serbi.

Duke folur për akuzat që janë bërë nga opozita për bisedat rreth “ndryshimit të kufirit”, Hoxhaj ka deklaruar se këta duhet të vijnë në Bruksel.

“Ata të cilët janë kundër korrigjimit të kufirit duhet të merren vesh me neve në Kuvend të Kosovës, dhe ata të cilët janë për ta mbrojt sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial të Kosovës…për ta përmbyllë shtet ndërtimin tonë, duhet të vijnë në Bruksel”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Argument Plus”.

LEXO EDHE: 'Nese Serbia nuk na njeh si shtet, s’kemi pse të bisedojmë'

Hoxhaj tregoi edhe për kohën e viteve 2006-2007 kur si deputet i Kuvendit të Kosovës ishte në opozitë, por në të njëjtën kohë ishte edhe pjesë e një procesi të udhëhequr nga LDK.