Fatmir Limaj: Ne kemi problem me Serbinë, jo me Thaçin

Aktuale November 02, 2018 - 23:00
Lexo tjera detaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se dialogu me Serbinë është në fazën më të rëndësishme, dhe se tani duhet kuptuar qartë nëse marrëveshja finale do obligojë njohjen reciproke mes të dyja vendeve.

Në Blic Intervistën, Limaj ka thënë se nëse ekipi negociatorë do bëhet pjesë e dialogut, ata nuk do hynë në dialog pa u thënë publikisht se finalja e dialogut do jetë njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

Por i pyetur nëse në fazën momentale, problem për Kosovën është Serbia, apo Thaçi i cili ka hapur si temë ndryshimin e kufijve, Limaj ka thënë se problemi është me Serbinë dhe jo me të parin e vendit.

Limaj ka thënë se me Thaçin kanë probleme vetëm të brendshme, lidhur me deklaratat e tij por se problemi i vërtet është Serbia.

“Për besë unë nuk mendoj qe kemi problem me Serbinë, s’besoj që duhemi me pas problem me presidentin, ne kemi telashe me këto deklarata e tij këtu, që kanë ndjellë në konfuzion e paqartësi por nuk e kemi problemin me presidentin, problemin e kemi me Serbinë. Na kemi me bisedu me Serbinë, dialogu bahet Kosovë Serbi, dhe kemi besim në të drejtën tonë, pse duhemi me u marrë gjithmonë me individë, unë skam telashe me presidentin, unë i besoj vetës sime, dhe ai duhet të jetë i përgjegjshëm me obligimet e veta”, ka thënë Limaj.