Haradinaj: Opozita le t’i bëjë votat dhe le të më rrëzojnë

Aktuale November 02, 2018 - 21:38
Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që spektri politik i Kosovës ashtu siç reflektoi unitet për FSK-në dhe ushtrinë ta bëjë atë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë.

Haradinaj ka folur të premten në RTK, përkatësisht në emisionin "Debat". Ndër të tjerash, ai ka folur edhe në lidhje me thirrjet dhe përpjekjet e opozitës për të arritur deri të rrëzimi i qeverisë së tij.

Haradinaj ka thënë që opozita le t’i bëjë votat dhe të më rrëzojnë.

LEXO EDHE: Zeka: Më parë e votoj Listën Serbe se opozitën

Kryeministri ka thënë se mund ta rrëzojnë, por njëherësh puna jonë për kryerjen e obligimeve shtetërore vazhdon.

‘’Le t’i bojnë votat dhe le të më rrëzojnë, s’ka problem’’, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se qeveria do të punojë dhe se puna e tyre po shihet.

Haradinaj  ka fajsuar opozitën për mosmiratimin e projekt-rezolutës. 

"Ne si pozitë bëmë lëshimin, shkuam në seancën e thirrur nga opozita. Ne treguam që duam konsensus. Unë kam dëgjuar që në mënyrë të çuditshme nga opozita është penguar konsensusi", ka thënë ai.