Arsim Bajrami: Gjykata Supreme nuk mund të kundërshtoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale November 02, 2018 - 20:12
Lexo tjera detaje

Gjykata Kushtetuese është organi me i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, e cila bën interpretimin e dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
 

Por në në rastin Drenica 2 po del që nuk është kështu.

Me 7 qershor të këtij viti gjykata kushtetuese kishte vendosur që rasti gjyqësor i quajtur “Drenica 2” të kthehet në rishqyrtim.

Përmes këtiji vendimi Kushtetuesja e kishte shpallur të pavlefshëm vendimin e Gjykatës Supreme e cila kishte refuzuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve në këtë grup dhe kishte kthyer këtë rast në rishqyrtim te e njëjta gjykatë.

5 muaj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese , Gjykata Supreme e përbërë nga gjyqtarët Valdete Daka , Nesrin Lushta e Jelena Krivokapiq refuzojnë kërkesën për mbrojtjen e ligjëshmerise të mmbrojtjës së dënuarve në rastin Drenica 2.

Lidhur më këtë rast ka folur edhe hartuesi I kushtetuesës prof.Arsim Bajrami. Sipas Bajramit vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë finale dhë të detyrueshme për tërë sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë në bazë të kushteutetës së Republikës së Kosovës janë përfundimtare të apelueshme dhe kanë efekt detyrues ndaj të gjithave organeve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në rastin konkret vendimi i Gjykatës kushtetuese ka konstatuar se ka pasë shkelje të së drejtës për gjykim të drejt të përcaktuar me nein 31 të kushtetutës së Kosovës dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe ky vendim i gjykatës është final dhe është i detyrueshëm për tërë sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës të cilat pas këtij vendimi duhet të rishqyrtoj komplet rastin sepse është aktivizu parimi i prezimycionit të pafajsisë së palëve dhe ky dhe ky riparim i rastit duhet të bëhet në të gjitha nivelet e gjykatave që e kanë trajtuar këtë rast fillimisht gjykatën supreme pastaj gjykatën themelore në mënyr që palëve tu garantohet e drejtat e përcaktuar kushtetuese .

Madje Arsim Bajrami thotë si gjykata supreme është dashtë që me vendimin e kushtetueses rastin ta kthej në themelore.

Pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se shkelje e të kësaj kushtetute gjykata supreme është dasht të merret me implementimin e këtij vendimi ta rishqyrtoj vendimin e vet dhe ta rikthej qështjen në gjykatën themelore në mënyrë që palëve që ka të bëjë kryesisht me përbërjen e kolegjeve në mënyr që proces të jetë plotsisht konform ligjeve të republikës së Kosovës.
Supremja ka marrë dy vendime ne kundërshtim te plote njeri me tjetrin dicka e pazakonte për nje gjykate per ceshtje krejtesisht te njejtë.

Në këtë rast nuk duhet të këtë dy standarde po duhet të jetë i njëjti standard dhe meqenëse është edhe baza juridike e njëjtë kemi pas një veprim të drejtë për momentin unë mendojë që cështja duhet të kthehet në ritrajtimtë palët e përfshira në Drenica 1 dhe drenica 2 duhet të shpallën të pafajshëm sepse akoma nuk kemi një vendim meritorë.

Si rezultat I mosëpërfilljës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Supremës ende po mbahet ne burg ish komandanti I UCK se Sylejman Selimi.