Zeka: Më parë e votoj Listën Serbe se opozitën

Aktuale November 02, 2018 - 20:09
Lexo tjera detaje

Opozita kosovare asesi t’i bind deputetët e koalicionit qeverises që të votojnë shkarkimin e Qeverisë ‘Haradinaj’.

Për ta rrëzuar qeverinë, opozitës i duhen se paku edhe katër vota të deputetëve që janë në koalicion qeverisës.

Por, deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, thotë se më para do ta votonte Listën Serbe në krye të Qeverisë se siç thotë ai këtë opozitë, raporton portali ‘Zëri.info’.

"Me këtë opozitë, më para e votoj Listën Serbe me ardh në Qeveri se sa këtë opozitë që e kemi", ka thënë Zeka për ‘Zërin’.

Ndryshe, deputeti nga Nisma Socialdemokrate ka pasur ditë më parë një përplasje të ashpër me shefin e grupit parlamentar të LVV-së Glauk Konjufcën, ku ky i fundit edhe e ka paditur Zekën për shpifje. ZËRI