Kryeziu: Nuk duhet fajësuar BE-ja për mosliberalizim
Taulant Kryeziu, Kryetar i Bordit Ekzekutiv të Institutit EPIK ka thënë që nuk duhet të fajësohet partneri strategjik i Kosovës, BE-ja nëse liberalizimi nuk ndodhi këtë vit raporton “Zeri.info”.
”Ky ka qenë qëndrimi im që nga Marsi i këtij viti,së fundmi këtë qëndrim e mbrojmë edhe në institutin EPIK. Andaj, nuk duhet fajësuar partneri jonë strategjik nëse këtë vit nuk do lëvizin lirshëm qytetarët tonë. Asnjë institucion i BE -së nuk ka premtuar që këtë vit ndodh lëvizja e lirë. Kjo është bërë nga retorika boshe e këtij koalicioni qeverisës që në vend të fajësimit të BE-së duhet t’i jap frymëmarrje sistemit të drejtësisë që nga të gjitha raportet kredibilie ndërkombëtare konsiderohet i kapur. Prandaj çdo vonesë është përgjegjësi e këtij lidershipi që ka prodhuar regres në sundim të ligjit e pak progres për të bind Berlinin, Parisin dhe Amsterdamin”, ka thënë ai përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.
Gjithashtu ai ka cituar deputetin gjerman i cili kërkoi që të mos ipen data në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Sot Kosovën e vizitoi, Z. Peter Beyer, deputet gjerman nga CDU, Anëtar i Komitetit të Punëve te Jashtme, dhe Koordinatori për Marrëdhëniet Transatlantike, në kuadër të MPJ-së Gjermane. Z. Beyer konfirmoi shumë qartë atë çfarë Instituti EPIK ka thënë tashmë një kohë.
Ja citimi nga intervista: “Do të isha shumë i kujdesshëm në dhënien e datave, nuk do të isha shumë optimist që do të jetë këtë vit liberalizimi i vizave por, gati se është e pamundur të ketë dritë të gjelbër. Secili që premton se këtë vit mund të ketë liberalizim te vizave,e ka gabim”, ka shkruar tutje ai. /ZERI