Kalon propozimi për nisjen e ndryshimeve kushtetuese për emirn e Maqedonisë

Aktuale October 12, 2018 - 18:45
Lexo tjera detaje

Me dhjetë vota "për", shtatë "kundër" dhe pa abstenim Komisioni për Çështje Kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas debatit dyditor e miratoi propozimin e Qeverisë për nisjen e ndryshimeve të Kushtetutës.

Janë miratuar konkluza për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese dhe Qeveria në afat prej 15 ditësh duhet të përgatisë projekt-amendamente dhe t'ia dorëzojë Parlamentit.

Pasi përfundoi debati për këtë propozim, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sqaroi se që të niset ndryshimi i Kushtetutës në seancën e cila duhet të mbahet të hënën do të nevojitet shumicë prej dy të tretave të votave.