Serbia po përpiqet të verifikojë nëse Macron ka mbëshetur ndryshimin e kufijve

Serbia po përpiqet të verifikojë nëse Macron ka mbëshetur ndryshimin e kufijve

Aktuale tetor 12, 2018 - 18:19
Lexo tjera detaje

Një deklaratë e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Armeni, ku kreu i shtetit të Kosovës po merr pjesë në Samitin e Frankofonisë, ka nxitur reagimin e Beogradit. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë që Thaci duhet të ndalet të flas Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.

Ndërkohë mediat serbe të afërta me pushtetin në Beograd kanë kërkuar informata nga Ambasada e Francës në Serbi nëse janë të sakta deklaratat e Thacit se Macron ka mbështetur bashkimin e e  Preshevës, Medvegjës dhe Bujanvcit me Kosovë. Por, kjo përfaqësi diplomatike nuk ka dhëë një përgjigje të tillë.

 E kryeministerja serbe ka kërkuar që Thaçi të mos flasë për Serbinë qendrore në mënyrë „ që të mund të sigurohet një kompromis afatëgjatë në raportet ndërmjet  Beogradit e Prishtinës“.

Ndtryshe Presidenti i Serbisë e ka shpallur të dështuar politikën e ndryshimit të kufijve duke thënë se ajo është kundërshtuar në arenën ndërkombëtare. Madje ai ka thënë se edhe populli serb do që kufiri Kosovë –Serbi të jetë në Jarinjë dhe Bërnjak.