Të hënën mblidhet Kryesia, diskutohet për transformimin e FSK-së në ushtri

Aktuale October 12, 2018 - 12:31
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Në fillim të javës që vjen pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite do të jenë edhe projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, raporton "Zëri.info".

Shqyrtimi i këtyre projektligjeve pritet të bëhet pas miratimit të tyre në qeveri dhe në komisionin për mbikëqyrjen e FSK-së.

Qeveria e Kosovës kishte miratuar para një muaji Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Me anë të kësaj pakoje të projektligjeve mëtohet të avancohet misioni i FSK-ja./Zeri