Rugova: Kjo qeveri nuk e ka prioritet shëndetësinë

Aktuale October 12, 2018 - 11:12
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale gjatë një konference të mbajtur për media, pasi sipas tij, kjo qeveri e ka harruar krejtësisht sektorin e shëndetësisë, raporton zeri.info. 

“Kjo qeveri nuk e ka prioritet sektorin e shëndetësisë, gjendja në këtë sektor vazhdon të jetë alarmante. është nevojë imediate për reformë legjislative të ligjit për shëndetësi”, ka dkelaruar ai.

Rugova më tej, ka thënë se në klinikat e Kosovës ka mungesë të madhe të medikamenteve dhe materialeve shpenzuese. 

“Ka mungesë enorme të medikamentit dhe materiait shpenzues në të gjitha klinikat. Jemi dëshmitarë që kjo po vazhdon, është gjendja më e rëndë që nga paslufta”, ka theksuar ai gjatë një konference për media./Zeri