Instituti Epik i shqetësuar me gjetjet e Draft-Rezolutës së Komitetit të PE-së për Kosovën

Instituti Epik i shqetësuar me gjetjet e Draft-Rezolutës së Komitetit të PE-së për Kosovën

Aktuale tetor 11, 2018 - 12:50
Detajet

Instituti Epik ka shprehur shqetësimin lidhur me gjetjet e Draft-Rezolutës së Komitetit  të Punëve të Jashtmetë Parlamentit Evropian, e cila shpreh shqetësime të thella për elemente të shtetit të kapur, se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet institucionale dhe se politika po vazhdon ndërhyrjet në drejtësi.

Instituti po ashtu kërkon që institucionet urgjentisht të adresojnë këto gjetje, përmes një komunikate, transmeton zeri.info.

Draft-Rezoluta ndër të tjerash njofton se deputetët e PE-së kanë bërë thirrje që marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të çojnë në krijimin e shteteve etnikisht homogjene e të jenë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, shteti të garantojë lirinë e mediave, kanë shprehur shqetësimet për përpjekjet e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhoma të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special etj./ZERI