Dy parti opozitare po marrin pjesë në takimin e thirrur nga Veseli
FOTO: Driton Bublaku

Dy parti opozitare po marrin pjesë në takimin e thirrur nga Veseli

Aktuale tetor 11, 2018 - 11:26
Lajmet e fundit nga vendi

Në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për harmonizim të qëndrimeve rreth rezolutës së dialogut, po marrin pjesë edhe dy partitë opozitare, PSD-ja dhe Alternativa, raporton zeri.info.

Dardan Sejdiu, shef i Grupit Parlamentar të PSD-së dhe Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, po i përfaqësojnë këto dy parti në takimin e sotëm.

Ndërkohë, LVV gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

LEXO EDHE: PSD merr pjesë në takimin e thirrur nga Kadri Veseli

Pos kësaj, edhe LDK-ja tashmë ka deklaruar se në takime të tilla merr pjesë vetëm nëse diskutohet për zgjedhje të parakohshme.

Kujtojmë që takimi i sotëm është thirrur për të diskutuar rreth rezolutës së dialogut, të hartuar nga partitë e koalicionit qeverisës./Zëri

Image

Image