Visar Ymeri edhe zyrtarisht kryetar i VV-së

Visar Ymeri edhe zyrtarisht kryetar i VV-së

Aktuale mars 01, 2015 - 11:47

Visar Ymeri është shpallur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje për katër vitet e ardhshme. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Ymeri u zgjodh në postin e të parit të Vetëvendosjes me 97.42% të votave.

Albin Kurti, kryetari i parë i Lëvizjes dhe themeluesi i saj ia dorëzoi detyrën kryetarit të ri dhe falënderoi anëtarësinë e Lëvizjes Vetëvendosje për kontributin e dhënë që Lëvizja Vetëvendosje të jetë aty ku është sot.

Ndërsa, kryetari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se nuk do të kursehet në kontributin e tij për Lëvizjen deri në bërjen e shtetit.