Abelard Tahiri deklarohet për herë të parë pas raportimeve për dorëheqje

Aktuale October 02, 2018 - 11:53
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për herë të parë pas raportimeve se ka ofruar dorëheqjen.

Pasi ka dalë nga zyrat e partisë së tij, PDK, Tahiri tha se gjatë ditës do ta bëjë publik vendimin përfundimtar.

Nuk ka dashur të komentojë nëse largimi i tij nga Qeveria ka të bëjë me vizitën e tij bashkë me presidentin në Ujman.

Tha se ishte në takim me kryetarin e partisë, Kadri Veseli.