Bajrami: Referendumi në Kosovë do ta kishte epilogun sikur ai në Maqedoni

Aktuale October 02, 2018 - 11:23
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Arsim Bajrami, profesor i së Drejtës Kushtetuese në diskutimin e organizuar Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) për Dialogun Kosovë-Serbi, tha se është obligative arritje e një marrëveshjeje në kuadër të dialogut, raporton “Zëri.info”.

“Procesi i arritjes së marrëveshjes është domosdoshmëri dhe çështje me interes shtetëror por është e domosdoshme që Kosova të jetë e përgatitur dhe e unifikuar në Këtë proces. Kushtetuta është e qartë në pikëpamje të rrjedhës së këtij procesi, këto dokumente duhet të kenë interpretim i saktë duke filluar nga parlamenti pastaj qeveria dhe presidenti i republikës i cili përfaqëson republikën e Kosovës” tha ai.

Sipas tij është kuvendi ai që duhet të ja tregoj vendin presidentit nëse ai del nga kompetencat e tij.

“Ne nenin 18.1 ka vendosur kufizimet ku disa marrëveshje kërkojnë vendimin final të sovranit të shtetit për marrëveshjet ndërkombëtare, nëse presidenti del jasht kushtetutës së Kosovës duke i prekur vlerat fundamentale ai duhet të kthehet tek parlamenti në mënyrë që ky institucion të krijoj një platformë për ta mbrojtur kushtetutën”, tha ai.

Tutje Bajrami tha se nëse parlamenti refuzon marrëveshjen finale i gjithë procesi kthehet në pikën fillestare.

“Parlamenti kontrollon qeverinë dhe jo presidentit, të drejtën ekskluzive për vendimin final për marrëveshjen finale e ka Kuvendi i Kosovës ndërsa akterët e tjerë i kanë të drejta e vetë mirëpo të gjitha duhet të jenë me pëlqimin e parlamentit, nënshkrimi i presidentit është vetëm faza e parë sepse faza finale i takon parlamentit dhe nëse parlamenti refuzon kthehemi në pikën fillestare” tha ai.

Sipas Bajramit një mundësi referendumi në Kosovë do ta kishte epilogun e njëjtë sikurse ai në Maqedoni.

“Limitet kushtetuese të secilësdo marrëveshje janë , kushtetuta e shtetit, deklarata e pavarësisë, plani i Ahtisarit, pra është herët të hapim çështje territoriale dhe është herët të anashkalojmë planin e Ahtisarit, është me rëndësi që të parandalohet asociacioni më kompetenca ekzekutive” tha ai duke shtuar se ideja e referendumit është e mundshme por do ta ketë fatin e Maqedonisë./ZËRI/