Thaçi: Ujmani e Trepca nuk preken, marrëveshja na garanton njohjen nga 5 vende të BE

Thaçi: Ujmani e Trepca nuk preken, marrëveshja na garanton njohjen nga 5 vende të BE

Aktuale shtator 20, 2018 - 22:11
Lexo detajet

Ideja e Korrigjimit të kufinjvë, Thaçi deklaroi se është e gjithë ideja e tij, dhe nuk lejon që ajo të përfshihet me idenë e Qosiçit i cili ka pas si ide ndarjen e Kosovës, ku Serbia kërkon krijimin e Republikës Srbska, por Thaçi duket i vendosur se nuk do e lejojë një gjë të tillë.

Thaçi thekson se ideja për korrigjimin e kufinjve është e qartë, ku sipas tij në procesin e negociatave do të përfshihet dhe korrigjimi i kufirit, që bën të mundur dhe pjesë të Kosovës, Luginën e Preshevës, Medvegjen dhe Bujanocin.

“Unë mbart vetëm interesin e qytetarëve të Kosovës dhe të Luginës Preshevës. Kush dëshiron të flas për ndarje nuk ulet me mua në tavolinë. Kush dëshiron të flas për Asosacion apo Ahtisari + nuk ulet me mua në tavolinë. Për këtë unë jam për korrigjim historik, se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet të jenë me Kosovën. Kaq. Unë besoj që do të bind dhe faktorin ndërkombëtar të mbështes këtë projekt. Statusi A dhe B, qasje shumë e gabuar. Ne në tavolinë me Serbinë ulemi si dy vende të barabarta.”

Marrëveshja Kosovë-Serbi është një marrëveshje që do  sigurojë njohjen reciproke, duke bërë që të njihet automatikisht nga 5 shtete të BE, ku dhe Rusia do të ndryshojë qëndrim. Kreu i shtetit të Kosovës është shprehur optimist, dhe beson se korrigjimi i kufirit do të ndodhë dhe se sdo të ketë asnjë copë toke nga Kosova të ndarë.

“Idea ime është vetëm korrigjimi, bashkangjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit asnjë aset i Kosovës, as Ujmani as Veriu i Kosovës as Trepça nuk vijnë në konsideratë që të jenë pjesë e serbisë. Është e vërtetë dhe tjetra që Tito dhe Rankoviç, në kohën e dëbimit masiv të shqiptarëve nga Kosova në vitet 1956-1959 për të bërë një balancë demografik ja ka bashkangjitur Kosovës një pjesë të Leposavicit, Leshakut dhe Zubin Potokut. Tani a duhet të mbesim ne viktimë e Titos?  Është e drejtë historike e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ti bashkangjiten Kosovës. Unë e mbështes plotësisht, botërisht, më vjen mirë që dhe faktori ndërkombëtar po reflekton gjithnjë e më tepër. Për skenën politike të Kosovës flas unë. Skena politike ëshë plotësisht në favor të dialogut, negociatave dhe të arritjes së një marrëveshje, duke mos e përjashtuar dhe korrigjimin.”