Medalje Presidenciale pas vdekjes për prindërit e Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Medalje Presidenciale pas vdekjes për prindërit e Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Aktuale shtator 20, 2018 - 15:29
Lexo detajet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nderuar me Medalje Presidenciale prindërit e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

Medalja Presidenciale pas vdekjes iu nda babait të Xhevë Krasniqit – Lladrovcit, Abdyl Krasniqit, si dhe babait të Fehmi Lladrovcit, Muhamet Lladrovcit.

Familja Krasniqi si dhe Lladrovci pranuan medaljet për prindërit e Fehmiut dhe Xhevës, për kontributin e tyre për liri dhe pavarësi të vendit me rastin e 10-vjetorit të shtetësisë së Kosovës.