Deputetët nga Lista Serbe nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Deputetët nga Lista Serbe nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Aktuale shtator 20, 2018 - 15:15
Lexo detajet

Përderisa mbi 95 deputet të Kuvendit të Kosovës votuan pro tri projektligjeve që kanë të bëjnë me marrëveshje ndërkombëtare mes Kosovës dhe BE-së, deputetët nga Lista serbe i kundërshtuan këto të fundit raporton “Zeri.info”

Projektligjet që nuk u votuan nga deputetët e Listës serbe janë: Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport./ZERI